Tiranë, 26 korrik 2010 NOA - Mungon vetëm zyrtarizimi, por tashmë mund të themi se marrëveshja është arritur dhe Balotelli duket se po futet tek City.
Pas një “telenovele” të gjatë midis dy klubeve, brenda 48 orëve Balotelli me sa duket do të jetë pjesë e skuadrës së Manchester City.
Në drejtim të Interit do të shkojë një shumë prej 30 milionë eurosh, shtuar këtyre dhe bonusin, ku shifra totale do të arrijë vlerën e 35 milionë eurosh.
Për sa i përket Mario Balotellit, thuhet se do të firmosë një kontratë katër vjeçare nga e cila do të përfitojë një shumë prej 4 milionë eurosh në sezon.
r.b/NOA