Be-Ja Fillon Negociatat Për Anëtarësimin E Islandës
BRUKSEL, 26 korrik /ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian vendosi sot të nisë negociatat përsa i përket anëtarësimit të Islandës, por disa qeveri dyshojnë në vullnetin real të integrimit të ishullit dhe pengesat janë të shumta.
Vendimi u mor gjatë një takimi të sekretares së Shtetit të ngarkuar me Punët e Jashtme Evropiane në Bruksel.
BE-ja miratoi një draft përsa i përket fillimit të negociatave të anëtarësimit me Islandën dhe u vendos zhvillimi i një seance për rifillimin e këtyre negociatave'', sipas një komunikate të BE-së.
Islanda paraqiti kandidaturën për hyrjen në BE më 16 korrik 2009./
/ec/ a.jor.