Tiranë, 26 korrik, NOA Update – Nota të forta ironike e kanë përshkuar fjalimin e kryeministrit Sali Berisha, sot në seancën e fundit të Kuvendit, ndërsa duke dhënë argumentat e tij për shkurtimet buxhetore, ka sulmuar kundërshtarët e tyre të opozitës.
“Unë kam regjistrat me notat e deputetët e Partisë Socialiste, nuk e kanë kaluar klasën”, tha ai, duke iu kundërvënë dy folëseve të para socialiste të seancës, Mimi Kodheli dhe Rudina Seseri.
Me këtë të fundit, e ka vazhduar më tej ironinë, duke i thënë se “kryetari Rama e paska këmbyer me Berberin”, e cila është në fakt përfaqësuesja e njohur e financave në radhët e opozitës.
“Jo Seserin, se për ekonominë ai ka Berberin”, përmendi emrin e ekspertes së njohur Adriana Berberi, kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij, për të sulmuar direkt kreun e opozitës.
Sipas tij, i gjithë qëllimi i Ramës është që të shpikë një luftë të kotë ndaj opozitës, duke gjetur rrugë të gabuara, siç është ajo e sulmit absurd ndaj rritjes së rrogave dhe pensioneve.
“Treguesit e ekonomisë po ecin dhe çuditërisht, ju jeni kundër rritjes së pagave dhe pensioneve”, tha Berisha më tej.
"Në vitin 2008, ekonomia u rrit me 8 përqind, në 2009-ën 3-4 përqind. Në gjashtëmujorin e parë të 2010 të ardhurat e mbledhura me taksat kanë arritur në 104 miliardë lekë ndryshe nga 50 miliardë që mblidhte opozita.", vijoi Berisha.
n.e/NOA