Tiranë, 26 korrik, NOA – “Kjo qeveri çdo qershor ka sjellë në Kuvend ndryshimet buxhetore, të cilat janë bërë të domosdoshme nga realizimet e të ardhurave fiskale, por edhe dinamizmi i përparësive të zhvillimit të këtij vendi, ndërsa këtë vit ne vijmë para qytetarëve shqiptarë me propozimin për shkurtimin e shpenzimeve”.
Kështu ka thënë në seancën e sotme plenare në diskutimin e shkurtimeve buxhetore, kreu i qeverisë, Sali Berisha, duke pohuar se kjo vjen para së gjithash si vendosmëri e kësaj qeverie për çuarjen e mesazheve pozitive të qeverisë në qarqet financiare të vendit dhe ato ndërkombëtare.
“Siç e dini, bota përjetoi një krizë financiare, më e pashembullta në historinë e 5 shekujve të saj të fundit. Ajo shkaktoi një humbje prej 4 herë të buxhetit të vendit më të fuqishëm të botës, SHBA-ve, apo një humbje të 364 trilionë dollarëve”, tha ai.
Duke shtuar se ishte pikërisht kjo që çoi në faktin që sistemi bankar të njohë krizën më të madhe në historinë e tij.
“Këto flluska të krijuara, bënë që vendet ish-komuniste të shënojnë kulmin e rënies ekonomike të tyre. Ndërsa në kulmin e kësaj krize, ekonomia shqiptare shënoi rritje prej 3-4 përqind”, tha ai më tej.
Lidhur me ekonominë shqiptare, Berisha tha se në muajt e parë të këtij viti, ky vend arriti të mbledhë 109 miliardë lekë, ndryshe nga 50 miliardë që mblidhte opozita.
“Mos i shkelmoni këto shifra”, po vazhdon të flasë kreu i qeverisë ... (vijon).
n.e/NOA