Bërthamore - Iran - Edhe Kanadaja Ndërmerr Sanksione Të Reja
UASHINGTON, 26 korrik /ATSH-ANSA/ - Qeveria kanadeze miratoi sot një paketë me sanksione të reja kundër Iranit, kryesisht për sa i përket sektorit energjetik, në përpjekje për ta nxitur Teheranin të rifillojë negociatat për programin e kontestuar bërthamor.
Këto masa, që u shpallën nga ministri i Jashtëm Lawrence Cannon, janë gati të njëjta me ato që u miratuan sot nga Bashkimi Evropian dhe disa javë më parë nga Shtetet e Bashkuara.
Cannon, gjatë shpalljes së masave, e cilësoi qeverinë iraniane si "agresive" dhe të "papërgjegjshme".
/e.v/