Bërthamore - Irani: Sanksionet E Reja Të Be-Së Sjellin Vetëm Komplikime (2)
TEHERAN, 26 korrik /ATSH-ANSA/ - "Sanksionet vetëm do t'i komplikojnë gjërat dhe do t'i largojnë palët nga mirëkuptimi reciprok", deklaroi Mehman-Parast.
Dje presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, deklaroi se "kushdo do të marrë pjesë në skenarin e krijuar nga Shtetet e Bashkuara kundër Iranit, do të konsiderohet si armik" dhe shtoi se "Teherani do të japë një përgjigje të fortë".
Duke iu drejtuar drejtpërdrejtë Bashkimit Evropian, presidenti iranian përmendi marrëdhëniet e përkryera ekonomike që janë mbajtur deri tani me disa vende të Bashkimit, ndër të cilët Gjermania dhe Italia.
"Nuk i presim mirë sanksionet, ne jemi në favor të miqësisë dhe logjikës, dhe kushdo ka qenë miku ynë ka pasur përfitime", theksoi Ahmadinexhad.
/e.v/