English

Bode: Nuk Ka Shkurtim Të Faturës Sociale Ne P/Ligjin Për Rishikimin E Buxhetit Për Vitin 2010

TIRANE 26 Korrik/ATSH-A.Gjonaj/ - Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi të hënën në seancën plenare të radhës, ku po diskutohet nen per nen p/ligji për rishikimin e buxhetit të shtetit për vitin 2010, se nuk ka asnjë shkurtim në faturën sociale për qytetarët. Duke reaguar ndaj akuzave të opozitës se qeveria ka shkurtuar faturën sociale për qytetarët, ministri Bode tha se "nuk ka asnjë shkurtim në faturën sociale dhe se buxheti konfirmon rritjen e pagave dhe pensioneve ne masen me te madhe historike që keni bërë ju gjatë 8 viteve të pushtetit të opozitës". "Buxheti i vitit 2010 që ne sot votojmë ka si shpenzime, faturë sociale 109 miliardë lekë dhe në krahasim me maksimumin historik të dhënë ndonjëherë gjatë qeverisjes socialiste që ka qënë vetëm 50 miliardë lekë, janë më shumë se dyfishuar", deklaroi kreu i financave publike. Fondi për ndihmën ekonomike, vijoi ministri Bode, është plot dy herë më i lartë nga sa ka qënë në vitin 2004. "Në tërësi fatura sociale në këtë buxhet është të paktën 40 % mçë e madhe në krahasim me qeverisjen tuaj, në raport me PBB-në dhe jo në vlerë absolute, e cila rezulton 2 herë më e madhe, por njëkohësisht është edhe fatura sociale në raport me PBB-në më e larta në rajon", theksoi Bode. Të ardhurat në buxhet, sipas tij, janë sa 27.2 % e PBB-së, ndërsa në katër vitet e mandatit të dytë të qeverisjes socialiste ato zbritën nga 25 % në 24.5 % të PBB-së. Sipas Bodes, të ardhurat në vitin 2010 rriten me 1 pikë përqindje të PBB-së, krahasuar me atë që ishte parashikuar në fillim të vitit./n.m/
KOMENTE