Chavez Anulon Vizitën Në Kubë Për Shkak Të Frikës Së Një Sulmi Kolumbian Kundër Venezuelës
KARAKAS, 26 korrik /ATSH-MIA/ - Presidenti venezuelian, Hugo Chavez anuloi vizitën tij në Havana duke paralajmëruar se ka gjasa të mëdha që Kolumbia të ndërmarrë një agresion të armatosur ndaj Venezuelës, njoftuan burime të ndryshme.
Chavez deklaroi në një miting në Karakas se disponon informacione për një agresion të mundshëm të Kolumbisë ndaj Venezuelës.
Venezuela ndërpreu të enjten marrëdhëniet diplomatike me Kolumbinë pasi ambasadori kolumbian në Organizatën e Shteteve Amerikane parashtroi fakte për praninë e 1 500 rebelëve kolumbianë në Venezuelë.
Që nga ajo kohë, ushtria venezueliane është në gjendje gatishmërie luftarake maksimale në rajonet kufitare me Kolumbinë.
Chavez deklaroi edhe se Venezuela do të ndërpriste transportin e naftës në SHBA, në rast se Uashingtoni mbështet sulmin e Kolumbisë ndaj vendit të tij.
"Në rast të një agresioni ndaj Venezuelës nga ana kolumbiane apo territor tjetër, e mbështetur nga amerikanët, atëhere ne do t'i ndërpresim dërgesat e naftës për SHBA-në, madje edhe nëse do të na duhet të hamë gurë. Nuk do t'u dërgojmë asnjë pikë naftë", deklaroi Chavez./
a.jor.