Debati Maxhorancë-Opozitë/ Ndërpriten Punimet E Seances Në Kuvend
TIRANË, 26 Korrik/ATSH/.- Kryetarja e Kuvendi Jozefina Topalli ka ndërprerë për disa minuta punimet e seancës së sotme në Kuvend, që është dhe e fundit për këtë sesion parlamentar, ndërsa po zhvillohej procedura e votimit nen për nen të p/ligjit "Për disa ndryshime në ligjin e buxhetit të vitit 2010".
Acarimi i situatës në sallën e Kuvendit erdhi nga ana e deputetëve të opozitës, të cilët pas replikave të shkëmbyera me kryeministrin Sali Berisha, shkaktuan tension me deputetët e PD-së, duke e detyruar kryeparlamentaren të ndërpresë për pak çaste punimet e seancës. /a.s//n.m/