English

Doganat: Në 6 Muaj, U Arkëtuan Në Buxhet Mbi 55.19 Miliardë Lekë

TIRANE 26 Korrik/ATSH-A.Gjonaj/- Administrata Doganore arkëtoi në buxhetin e shtetit në 6 muajt e parë të vitit 55.19 miliardë lekë, nga 47.67 miliardë lekë të arkëtuar në të njëjtën periudhë të vitit 2009, me një rritje absolute prej 7.5 miliardë lekë. Burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave bënë të ditur se në 6 muajt e parë të vitit është bërë e mudnur realizimi 100 % i ardhurave të planifikuara. Sipas statistikave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, volumi i eksporteve shqiptare në sasi në periudhën janar-qershor, arriti 1 milionë 71 mijë tonë mallra, nga 603 mijë ton të regjistruar me të njëjtën periudhë të vitit 2009 dhe me një rritje prej 468.5 mijë ton. Ndërsa si vlerë, eksportet shqiptare llogariten 39.6 miliardë lekë, kur në të njëjtën periudhë të vitit 2009, u llogaritën 15.3 miliardë lekë eksporte. Rieksportet nga përpunimi aktiv gjate 6-mujorit te pare 2010, kane shenuar gjithashtu rritje ne sasi e vlere krahasuar me 6-mujorin e pare 2009. Gjatë 6-mujorit të parë të 2010-ës, volumi i rieksporteve nga përpunimi aktiv shprehur në sasi është 119.9 mijë ton, nga 54 mijë ton të regjistruar në të njëjtën periudhë të 2009-tës, me një rritje prej 65.9 mijë ton, ose 122.1%. Si vlerë rieksportet nga përpunimi aktiv gjatë 6- mujorit 2010 arritën 42.2 miliardë lekë me një rritje prej 10 miliardë ose 30.9%, krahasuar me 6-mujorin e vitit 2009, ku u realizua një vlerë prej 32.2 miliardë lekë rieksporte. Në 6 muajt e parë të vitit u zhdoganuan 1 764 ton cigare nga 1732 ton të zhdoganuara në të njëjtën periudhë të vitit 2009. Po kështu janë zhdoganuar 220 258 ton karburante nga 193 913 ton të zhdoganuara në 6 mujorin e parë të vitit 2009. Ndërsa janë zhdoganuar këtë 6 mujor 15 296 mijë litra birre nga 15 669 mijë litra të zhdoganuara në të njëjtën periudhë të vitit 2009 me një rënie prej 373 mijë litra si efekt i shtimit të prodhimit vendas. /f.n/
KOMENTE