English

Drashkoviç: Kosovën, tani e pret OKB-ja

Beograd, 26 korrik, NOA – Pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Kosova me siguri që do të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pasi, shumica e shteteve anëtare të saj do t’i referohen mendimit këshillëdhënës të GJND-së.

Kështu u shpreh lideri i Lëvizjes Serbe të Ripërtritjes, Vuk Drashkoviç, në një prononcim për mediat, ku ka deklaruar se Kosova tani e ka rrugën të hapur drejt OKB-së si anëtare e re e saj.

Sipas Drashkoviç, tani mbetet që Serbia me Bashkimin Evropian, duhet të kërkojë zgjidhjet më të mira për popullin serb dhe kishat në Kosovë.

Pa përjashtuar faktin se së bashku me Bashkimin Evropian, Serbia duhet të shkruajë një rezolutë, e cila do t’i paraqitet Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Nuk jemi të detyruar ta pranojmë Kosovën, ashtu sikur që Kina nuk e njeh Tajvanin, por duhet të bashkëpunojmë”, mësohet të jetë shprehur Drashkoviç.

n.e/NOA

KOMENTE