Ekon - Ekspertët E Be-Së Dhe Fmn-Së Në Athinë Për Ndjekjen E Llogarive Financiare Greke
ATHINË, 26 korrik /ATSH-AFP/ - Një grup ekspertësh të Bashkimit Evropian dhe FMN-së FMI nisën sot diskutimet me zyrtarët grekë për të vlerësuar avancimin e planit për rimëkëmbjen financiare të vendit përsa i përket akordimit të një kredie tjetër prej nëntë miliardë eurosh në muajin shtator.
''Ekspertët do të shkojnë në Ministrinë e Financave për të diskutuar me ministrin e Financave, Georges Papaconstantinou dhe presidentin e Këshillit të Ekspertëve Financiarë (SOE) të ministrisë, Georges Zanias'', theksoi një zëdhënës i ministrisë.
Ekspertët që do të qëndrojnë dy javë në Athinë do të zhvillojnë takime me ministrat e Zhvillimit, Mbrojtjes, të Punës, Transporteve dhe Shëndetësisë./
/ec/ a.jor.