English

Fier: Perurohet Dega E Re E "Tirana Bank"

FIER, 26 Korrik /ATSH -Rr.Isufaj /. - Rrjetit bankar në qytetin e Fierit iu shtua mesditën e sotme dhe një filial i ri, ai i "Tirana Bank". "Ne ushtrojmë aktivitetin prej shumë vitesh dhe hapja e kësaj dege të re është e kushtëzuar nga vete forca dhe fuqia financiare e kësaj banke, nga kërkesat në treg për shërbime bankare", tha Drejtori Rajonal i "Tirana Bank" per Fierin, Gani Bendo. Sipas tij, krijimi i degës së re bankare krijon hapësira më të mëdha dhe një frymëmarrje më të gjerë për zhvillimin e biznesit fierak. "Sot po shtrihemi në një terren tjetër, në një hapësirë tjetër, ku mund t'i ofrojmë shërbime biznesit fierak e më gjerë", tha Bendo. "Tirana Bank" ne muajt e fundit ka hapur degë të reja dhe aktualisht kemi shkuar në rreth 54 degë në gjithë Shqipërinë, theksoi ai. Hapja e degëve synon që ne të ofrojmë më shumë kredi për të gjitha bizneset e mesme e të mëdha", tha ai. /a.ke/
KOMENTE