English

Fratini: Me Serbinë? Flasim për çdo gjë, veç jo më për Kosovën

Romë, 26 korrik, NOA – Me Serbinë mund të flitet për gjithçka, veç jo për statusin Kosovës.

Kështu është shprehur ministri i Punëve të Jashtme Italiane, Franko Fratini, në një deklaratë për mediat, duke pohuar se tashmë vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë vendosi për shumë gjëra.

Sipas tij, për shumicën e anëtareve të Bashkimit Evropian dhe disa vendeve të tjera të botës, mendimi i kësaj gjykate nënkupton shumë dhe kjo do të thotë se ata tashmë e përdorin atë si busull kur flasin për Kosovën.

Ai gjithsesi, nuk e ka përjashtuar faktin se Serbia mund t’i paraqesë Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara edhe një rezolutë.

n.e/NOA

KOMENTE