English

Garda E Republikës Në Kryerjen E Detyrave Zbaton Vetëm Ligjin

TIRANË, 26 Korrik/ATSH/.- Garda e Republikës, reagoi të hënën lidhur me incidentin e ndodhur gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, kur deputeti i Partisë Socialiste, Gjovalin Kadeli, goditi një nga efektivat e shërbimit të sigurisë së Gardës së Republikës. Në një njoftim për shtyp cilësohej se "goditja e efektivave të Gardës së Republikës, gjatë ushtrimit të detyrës në sallën e Kuvendit të Shqipërisë është një dukuri e përsëritur dhe çdo veprim i dhunshëm ndaj tij, do të dënohet sipas dispozitave të Kodit Penal". "Garda e Republikes në kryerjen e detyrave zbaton vetëm ligjin, të cilin duhet ta respektojnë të gjithë. Fyerjet, kundërshtimet dhe çdo veprim i dhunshëm ndaj punonjësit të Gardës së Republikës në shërbim, ose për shkak të shërbimit, do të dënohen sipas dispozitave të Kodit Penal", thuhej në deklaratë e zyrës së shtypit të këtij institucioni. /m.sh/f.n/
KOMENTE