English

Gruaja 285 kg vdes në spital, hante fshehurazi natën

Londër, 26 korrik, NOA – Ka vdekur nga shëndeti i tepërt në spital, ndërsa çohej natën dhe hante fshehurazi kundër këshillave të mjekëve, gruaja 40-vjeçare nga Britania e Madhe, e cila peshonte plot 285 kilogramë.

Sharon Mevsimler u shtrua në spitalin e Chelmsfordit dhe sipas mediave, ajo kishte qenë subjekt i një diete të rreptë.

Por gruaja u zbulua se kishte ngrënë një pulë të tërë të pjekur dhe peshk me patate të skuqura, gjatë kontrolleve të kryera në dhomën e saj.

"Ajo nuk ka bërë asgjë për ta ndihmuar", thanë mjekët pasi vunë re çfarë batërdie ishte bërë me ushqime kontrabandë të futura nga familjarët në dhomën e saj.

Duke i akuzuar se ata në vend që ta ndihmonin dhe t’i bënin mirë, e kanë dëmtuar edhe më keq atë, duke i shkaktuar vdekjen.

Formalisht, jeta e saj u ndërpre nga një sulm në zemër, por një mjek tha se ajo ka ngrënë deri në vdekje dhe ndaj e gjeti atë.

n.e/NOA

KOMENTE