Irak - Të Paktën Tre Të Vdekur Nga Një Atentat Kamikaz Para Zyrës Të Stacionit Satelitor ''Al Arabia''
BAGDAD, 26 korrik /ATSH-AFP/ - Të paktën tre persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën sot në mëngjes nga një atentat kamikaz para zyrës të stacionit satelitor ''Al-Arabia'' në Bagdad sipas një bilanci nga një burim i Ministrisë të Brendshme.
"Zyra jonë është dëmtuar rëndë dhe është krijuar një gropë e madhe para godinës. Mes viktimave bën pjesë dhe një roje e sigurisë dhe një punonjës i zyrës. I vdekuri i tretë nuk është identifikuar ende sepse ishte karbonizuar'', konfirmoi një gazetar i këtij stacioni televiziv./
/ec/ a.jor.