Kamboxhia, 26 korrik, NOA – Një gjykatë për krime të luftës, e cila mbështetet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ka marrë vendimin për dënimin me 35 vjet burg të të akuzuarit për krime Kaing Guek Eav.
I njohur edhe me emrin Dutch, ai ka qenë ish-lideri i Kmerëve të Kuq në Kamboxhia, të cilët ushtruan një sistem represiv në këtë vend.
Ai ishte udhëheqës i qendrës më të madhe sekrete të burgimit, Toul Sleng, ku mbaheshin, siç thuhej prej tij armiqtë e shtetit. Më pas, pushteti i tij i kishte vrarë të 16 mijë personat që mbante të burgosur në këtë burg.
n.e/NOA