Kamboxhia - Ish-Krimineli I Kmerëve Të Kuq Dënohet Me 30 Vjet Burg
PHNOM PENH, 26 korrik /ATSH-AFP/ - "Duch", ish-shefi i burgut të Phnom Penh në regjimin e Kmerëve të Kuq (1975-79) u dënua sot me 30 vjet burg për krime kundër njerëzimit, njoftoi gjykata e mbështetur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Gjykata njoftoi se Duch ishte dënuar me 35 vjet burg para uljes së dënimit në 30 vjet për shkak të një periudhe ndalimi të paligjshëm në kohën ku gjykata me pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve nuk kishte vendosur akoma.
Ky dënim është më i ulët se pretenca e prokurorit, që kishte kërkuar në nëntor 2009 40 vjet burg kundër Duch, me emrin e vërtetë Kaing Guek Eav, 67 vjeç./
/ec/ a.jor.