English

Kavajë, prangosen dy vëllezër, kundërshtuan dhe fyen policinë gjatë detyrës

Kavajë, 26 korrik, NOA – Fyejnë policët gjatë kryerjes së detyrës, bien në prangat e saj dy vëllezër në Kavajë.

Dy personat e arrestuar në flagrancë janë 42 vjeçari Adem Ymer Dakoli dhe 31 vjeçari Ervin Ymer Dakoli.

Sipas policisë arrestimi i dy vëllezërve u bë për shkak se dje rreth orës 17.20 të pasdites në mjediset e një hoteli në pronësi të tyre, në fshatin Harizaj të Kavajës, kanë fyer dhe kundërshtuar, punonjësit e policisë, të cilët po kryenin detyrën e tyre.

Policia e Kavajës njoftoi se ndodhej në atë hotel për të ushtruar kontroll, për gjetjen e shtetases Sidorel Ozuni, për të cilën familjarët e saj, kanë depozituar kallëzim për rrëmbim personi.

Por, duket që të arrestuarit kanë kundërshtuar bashkëpunimin me policinë duke i fyer ata.

Ndaj dy vëllezërve është ngritur padia penale e kundërshtimit dhe fyerjes së policëve për shkak të detyrës, ndërsa dokumentacioni hetimor i ka kaluar prokurorisë së Tiranës.

mit/NOA
KOMENTE
  • Ervin Disel22:57 - 26 Dhjetor 2010
    nermale gazeta do boi punen e sai por e verteta nuk esht ajo qe del ne shtyp punoisit e policise me 25 07 2010 ora17 15 minuta jan futur ne nje prone private pa u presantuar ne pronen e ymer dakoli duke prishur dasmen e nje qytetarit nga fshati lekai kavai nderkoh kan mar masa vellezerit dakoli duke qitur punoisit e policise perjasht prones se tyre.kesai i thoine teprishin rehatin ne shtepin tende dhe tapaguash me burg e para mesa di un dhe shum te tier.prezent elton hasanaj dasmor.