English

Kinë - Të Paktën 11 Të Zhdukur Pas Rrëshqitjeve Të Tokës

PEKIN, 26 korrik /ATSH-AFP/ - Njëmbëdhjetë persona humbën jetën sot pas rrëshqitjeve të tokës në jugperëndim të Kinës, çka e çon në mbi 1 100 të vdekur apo të zhdukur numrin e viktimave nga moti i keq në vendin aziatik, njoftuan burime të ndryshme. Rrëshqitjet e tokës kanë ndodhur në Yunnan, një prej provincave kineze të goditura më keq nga rreshjet e rrëmbyera të shiut, më të mëdhatë gjatë dekadës së fundit. Që nga fillimi i vitit, 742 persona kanë vdekur dhe 367 të tjerë rezultojnë të zhdukur, sipas bilancit të fundit të ditës së premte./ a.jor.
KOMENTE