English

Korçë: Motoristi Aksidenton Me Vdekje Foshnjën

KORÇË, 26 korrik /ATSH-Behar Fejzulla/ - Një motorist aksidentoi me vdekje një foshnjë 9 muajshe dhe plagosi vajzën që e mbante fëmijën në krahë, në qytetin e Leskovikut, njoftoi policia lokale. Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë të Korçës, Eftjola Kacorri, bëri të ditur se shtetasi, Mareglen Koroçi, 24 vjeç, nga Leskoviku, ka aksidentuar ditën e hënë me motorçikletë, shtetasen Shpresa Ajazi, 24 vjeç, në Leskovik dhe mbesën e saj të cilën e mbante në krahë, Leonora Konica, e datëlindjes 27.10.2009, e cila ka gjetur vdekjen. Shpresa Ajazi ndodhet në spital jashtë rrëzikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit u arrestua, thanë të njëjtat burime./ch/
KOMENTE