Kore E Jugut -Lufta Antinëndetëse Në Axhendën E Manovrave Ushtarake Amerikano-Koreanojugore
E
SEUL, 26 korrik /ATSH-AFP/ - SHBA-ja dhe Koreja e Jugut filluan sot manovrat për luftën antinëndetëse, në ditën e dytë të manovrave të përbashkëta qëllimi i të cilave është dërgimi i një sinjali të qartë Koresë së Veriut që ka paralajmëruar një kundërpërgjigje bërthamore.
Për këto manovra, që janë parashikuar deri të mërkurën, janë mobilizuar 20 anije, 200 avionë dhe 8 000 trupa.
''Manovrat që u zhvilluan sot ishin destinuar për të dalluar më mirë dhe sulmuar nëndetëset e fshehura'', deklaroi një zëdhënës i shefit të shtabit të përgjithshëm koreanojugor.
Këto janë manovrat e para ushtarake të këtij viti nga gjashtë të planifikuara.
''Ato do t'i dërgojnë një mesazh të qartë Koresë së Veriut se gjuha e saj agresive duhet të marrë fund", thanë këtë javë në një komunikatë të përbashkët për shtyp sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates dhe homologu i tij koreanojugor, Kim Tae-Young./
/ec/ a.jor.