English

Kraja: Lista E Privatizimeve Është Transparente

-Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Durim Kraja- TIRANE, 26 Korrik /ATSH/ - Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Ekononomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE), Durim Kraja deklaroi sot per mediat se lista e objekteve që janë në proces privatizimi është transparente dhe vetëm mosdashja apo mosdija bën që të abuzohet me këtë listë. Duke hedhur poshtë pretendimet e bashkisë Tiranës që, sipas saj, "METE, në bashkëpunim me ministrinë e Mbrojtjes, po keqpërdor pronat në kuadër të procesit të privatizimit", Kraja theksoi se, METE nuk shet dhe nuk jetërson prona, por vetëm përgatit procedurat për procesin e privatizimit. Sipas tij, privatizimi i objekteve dhe aseteve shtetërore bëhet nga ministria e Financave, ndërsa ministritë e linjës kanë për detyrë që të prononcohen paraprakisht për stadin aktual dhe nevojën apo jo për tu përdorur për interesa publike apo për tu kaluar në privatizim. /e.xh/ch/
KOMENTE