English

Kuvendi Miraton Ndryshimet Në Buxhetin E Shtetit Për Vitin 2010

TIRANE 26 Korrik/ATSH-A.Gjonaj/- Kuvendi miratoi me 75 vota pro të mazhorancës qeverisëse p/ligjin "Për disa ndryshime në buxhetin e shtetit për vitin 2010", i cili parashikon shkurtimin e shpenzimeve buxhetore me 39 miliardë lekë dhe uljen e mëtejshme të defiçitit buxhetor. Përmes këtij dokumenti financiar, qeveria do të mbështesë politikën e taksave të ulëta, ndërsa nuk parashikohet rritje e taksave. Buxheti i ri i posamiratuar për 6 muajt në vijim të këtij viti, parashikon një ulje prej 20 miliardë lekësh në investimet publike, të ardhurat në buxhetin e shtetit parashikohen të ulen në 27. 3 miliardë lekë dhe ulje e shpenzimeve deri në 39 miliardë lekë. Sipas këtij buxheti, të ardhurat do të jenë 334 miliardë lekë. Ulja e të ardhurave në sektorin e tatimeve dhe doganave është 16 miliardë lekë, në sektorin e pushtetit lokal 5.5 miliardë lekë, kontributet e sigurimeve shoqërore ulen me 7.8 miliardë lekë dhe rriten të ardhurat jo- tatimore me 4 miliardë lekë. Deputetët e opozitës e kundërshtuan sot në seancë plenare këtë projektbuxhet, me argumentin se përmes tij, ulet fatura financiare dhe sociale për qytetarët, akuzuan qeverinë për mosmenaxhim të mirë të financave publike dhe nuk morrën pjesë në miratimin e 16 neneve të tij./n.m/
KOMENTE