Tiranë, 26 korrik, NOA – Lideri i opozitës, Edi Rama pas miratimit të ndryshimeve në buxhet vetëm me votat e mazhorancës, e ka denoncuar këtë seancë të fundit parlamentare kushtuar buxhetit një seancë të turpshme.
Sipas kreut të Partisë Socialiste “Kuvendi sot e shfaqi krizën e vet institucionale, pasi deputetëve të opozitës nuk iu lejua të flasin për buxhetin, dhe diskutimin e tij nen për nen, si ligji më i rëndësishëm për vendin”.
Kryesocialisti Rama duke iu referuar fjalimit të kryeministrit të cilin e quajti një fjalim përçart, tha se ai nxorri më në pah krizën e kryeministrit për të përballuar krizën ekonomike në vend.
Sipas Ramës, kryeministrit i mungojnë votat për të miratuar projektligjin për SHISH-in.
“Fshehja e rendit të ditës në kuvend, e kalendarit të diskutimeve, flasin për një gjendje të rënduar psikike dhe një kryeministër që ka humbur krejtësisht kontrollin”, theksoi kryetari i opozitës.
Rama garantoi se “Opozita është sot më e vendosur se kurrë për të kundërshtuar çdo veprim të mazhorancës që bie ndesh me interesat e shqiptarëve”.
mit/NOA