English

Nis Seanca Plenare E Kuvendit

TIRANË, 27 Korrik/ATSH/.- Kuvendi nisi para pak minutash seancën e fundit për sesionin e dytë parlamentar të legjislaturës së XVIII-të me pikën më të rëndësishme të axhendës së ditës shqyrtimin nen për të projektligjit "Për disa ndryshime në ligjin e buxhetit 2010". Punimet e sotme parlamentare parashikojnë dhe shqyrtimin e disa p/ligjeve të tjera të mbartura nga seanca e kaluar, si p/ligji "Për disa ndryshime në ligjin 'Për auditimin e brendshëm në sektorin publik' apo p/ligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin "Për Shërbimin Informativ të Shtetit". Ky i fundit në seancën plenare të 22 korrikut ngjalli shumë debate mes palëve, pas të cilave, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u shpreh dakord për t'i dhënë kohë shqyrtimit të raportit të komisionit për Sigurinë Kombëtare. /a.s/ /n.m/
KOMENTE