Pakistan - Të Paktën Shtatë Të Vdekur Nga Një Atentat Kamikaz Para Shtëpisë Së Një Ministri Lokal
PESHAUAR (Pakistan), 26 korrik /ATSH-AFP/ - Një atentat kamikaz para shtëpisë së një ministri rajonal, i cili po zhvillonte ceremoninë mortore të djalit të tij shkaktoi të paktën shtatë të vdekur në Pabi, në veriperëndim të Pakistanit, njoftoi policia lokale.
Atentati kishte si shënjestër shtëpinë e Mian Iftikhar Hussein, ministër i Informacionit të rajonit Khyber Pakhtunkhwa, ndërkohë që familja e tij dhe disa të afërm dhe përfaqësues lokalë ishin mbledhur për ceremoninë e vdekjes së djalit të tij, të vrarë dje nga rebelët talebanë./
/ec/ a.jor.