Pasqyra E Shtypit Të Kosovës
PRISHTINË, 26 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:
"Koha Ditore"
BE-ja riplanifikon bisedimet - Qeveria e Kosovës pranon vetëm bisedime ndërshtetërore - "Pritjet kanë qenë që opinioni të jetë më i dykuptimshëm. Mbi atë situatë pastaj do të bëhej trysnia për bisedime tek të dyja palët", i ka thënë gazetës një zyrtar i lartë ndërkombëtar. Situata e re, sipas këtij burimi, e ka vendosur BE-në në një pozitë kur do t'i duhet që t'i rishqyrtojë planet për bisedime
Tituj të tjerë:
-Ministrat e BE-së pa konkluzione rreth Kosovës
-MPJ-ja e bindur se do ta mundë Beogradin me diplomaci
-Jeremiq: Kohë të vështira për Serbinë
-Institucioneve nuk u ngutet ta shkarkojnë guvernatorin
-Qeveria s'di gjë për investimet ruse në trashëgiminë kulturore
-Engel i lyp Obamës dyfish përpjekje për njohjen e Kosovës
-Dyfishohet numri i studentëve në Universitetin e Prizrenit
-Vera e sivjetme nuk mbushi as gjysmën e "hambarit"
-Sport - Cana i mahnitur me atmosferën e derbit të Stambollit
"Express"
ARSYET PËR MOSNJOHJE U FSHINË - Kryeministri Hashim Thaçi pret perspektivë të re për vendin, pas opinonit pozitiv të GJND-së. Thotë se asnjë shtet më nuk ka arsye të mos e njohë pavarësinë e Kosovës. Konsideron se tash është radha për unifikimin e BE-së. Nuk përmend numra, por thotë se njohjet do të vijnë.
Tituj të tjerë:
-Rezolutë për pavarësinë - Ministri i Jashtëm, Skender Hyseni, thotë se vendimi i GJND-së është thirrje e qartë që Këshilli i Sigurimit të marrë parasysh nxjerrjen e një Rezolute për pavarësinë e Kosovës. Në një intervistë për gazetën austriake Der Standard, ai pohon se priten 35 njohje të reja, duke përfshirë pesë vende të BE'së.
-Hetohen naftëtarët
-Ballkani i droguar
-24 Orët e Kosovës
"Bota Sot"
THAÇI: PAVARËSISË SË MBIKËQYRUR PO I VJEN FUNDI - Opinioni i GJND-së do t'i ndihmojë shtetet ta njohin Kosovën
Tituj të tjerë:
-Topalli: Evropa po i përmirëson gabimet e veta ndaj shqiptarëve - Intervistë me Jozefina Topallin, kryeparlamentaren e Shqipërisë
-Ellis: Vendimi i GJND-së përmbylli debatin për Pavarësinë - GJND - Rritje dramatike e njohjeve të Pavarësisë së Kosovës
-Veriu të spastrohet nga forcat serbe - Njësia Speciale pret urdhrat për ndërhyrje në Veri
-Heroi i luftës, i burgosuri i paqes!
"Zëri"
Ambasadorët kundër emisarëve - MPJ do t'i përgjigjet ofensivës diplomatike të emisarëve të Tadiqit me ambasadorët dhe rrjetin diplomatik
Tituj të tjerë:
-Bob Dole: Vendimi i GJND-së fitore e madhe e drejtësisë
-AAK: U harrua Strategjia për veriun
-Kundër statusit special për veriun
-Fundi i pavarësisë së mbikëqyrur
-Autostrada rrit gurthyesit ilegal
-Editoriali - Letër Adem Demaçit
"Epoka e Re"
Integriteti i kosovës i paprekshëm - Sipas marrëveshjes së Kumanovës, kufiri me Serbinë për KFOR-in është administrative - FSK-ja, e gatshme për dy vjet për ndonjë mision jashtë Kosovës - Flet komandanti i KFOR-it, gjenerallejtënant Markus Bentler
Tituj të tjerë:
-Thaçi: Po i vjen fundi pavarësisë së mbikëqyrur - Kryeministri Hashim Thaçi është kthyer nga vizita disaditore në SHBA ku mori respektin se Xh. Uashingtoni i Kosovës
"Tribuna shqiptare"
Kuvendi nuk e tregon saktë pasurinë
Tituj të tjerë:
-SHBA në aksion për njohje të reja për Kosovën - Letër Obamas për lobim
-Hyseni në SHBA
-Maqedonasit ta mësojnë shqipen
-Me garanci për njohje të reja
"Lajm"
Sistem i dyfishtë - Disa rregullore të UNMIK-ut mbeten ende në fuqi, edhe dy vjet për t'u shfuqizuar ato
Tituj të tjerë:
-Kryeministri Thaçi sqaron qëndrimin e Qeverisë pas opinionit të GJND-së - Bashkëpunim, por jo bisedime me Serbinë
-Kongresisti Eliot Engel i shkruan një letër presidentit Barack Obama - SHBA-të të lobojnë për njohjen e Kosovës
-Ministrat e Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë premtuan bashkëpunim për konsolidimin cilësor të Universitetit të Prizrenit - Universitet i përbashkët
-Ellis: Valë njohjesh pas GJND-së
-Leku, forcim i lehtë kundrejt euros
-Kryeqyteti kasaba
-Shqetëson rritja e ekonomisë joformale
"Infopress"
GJND si kartë lobimi - Kosova pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
Tituj të tjerë:
-Hyseni niset për lobim
-Jo negociata, vetëm bashkëpunim
-Po shkruaj historinë politike të Kosovës
-Abetarja e Shqipërisë në shkollat e Kosovës
-Editorial - Gjykata ka folur
"Kosova Sot"
Thaçi: fundi i pavarësisë së mbikëqyrur
Tituj të tjerë:
-Gjyqtarët e Gjykatës Komunale, kampionë për numrin e ankesave - Hetohen 14 parashtresa kundër gjyqtarëve
-Hyseni në SHBA, 60 takime për njohjet
-Kosovë-Shqipëri, gara për hidrocentralet
-AAK kritikon Qeverinë për Veriun, nuk po koordinohet me EULEX-in
-Editoriali - Bilanci i një sezoni parlamentar. /s.d//a.ke/