Portugali - Zjarre: Mobilizohen Më Tepër Se 600 Zjarrfikës Kundër Disa Vatrave
LISBONË, 26 korrik /ATSH-AFP/ - Më tepër se 600 zjarrfikës po përpiqeshin sot për shuarjen e disa zjarreve në pyje dhe shkurre në Portugali, ndërkohë që vendi është prekur rëndë nga temperaturat të larta, njoftojnë burime pranë Shërbimit të mbrojtjes civile.
Në orën 18:30 GMT, Autoriteti kombëtar i mbrojtjes civile numëroi 16 zjarre aktivë kryesisht në veri dhe qendër të vendit për shuarjen e të cilëve ishin mobilizuar më tepër se 600 zjarrfikës, të ndihmuar nga gjashtë avionë të posaçëm.
Në rrethinat e Viseut, në qendër të vendit, rreth 100 profesionistë janë mobilizuar për shuarjen e një zjarri që solli mbylljen për disa orë të një autostrade.
Sipas Shërbimit meteorologjik portugez temperaturat në disa rajona e kanë kaluar shifrën 40 gradë.
/I.Pu.