English

Prangoset në Tiranë pas dy vjetësh në kërkim, një falsifikues dokumentesh

Tiranë, 26 korrik, NOA – Një tjetër person në kërkim prej dy vitesh, bie në prangat e policisë për falsifikim dokumentesh.

Bëhet fjalë për një 28 vjeçar, Femi Rexhep Nexha, banor në fshatin Yrshek pranë Tiranës.

Ishin oficerët e policisë së Komisariatit nr.6 në kryeqytet që kanë prangosur në flagrancë 28 vjeçarin, duke i treguar atij urdhërarrestin e prokurorisë së Durrësit.

Sipas policisë Femi Nexha ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Durrësit, pasi Gjykata e qytetit në vendimin e saj të datës 22 dhjetor i vitit 2008 e kishte dënuar me 6 muaj burg Nexhën, për falsifikim dokumentesh.

mit/NOA
KOMENTE