English

Rama: Kuvendi Shfaqi Sot Krizën Funksionale

- Kryetari i PS-së reagon pas seancës së sotme parlamentare- TIRANË, 26 Korrik/ATSH, Anila Struga/.- Kryetari i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama reagoi sot pas seancës parlamentare duke deklaruar se "opozita është më e vendosur se kurrë në misionin e saj për të bërë detyrën ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë dhe për t'u dhënë atyre qeverinë që meritojnë". "Në kundërshtim me çdo ligj e rregullore sot opozita nuk u lejua të flasë për çdo nen të buxhetit. Në kundërshtim me çdo parim të bashkëjetesës demokratike në sallën e parlamentit të të gjithë qytetarëve, sot u inskenua nga Sali Berisha e Jozefina Topalli një seancë e turpshme që, në fakt, është pasqyra e krizës së gjithanshme të qeverisjes", tha kryetari Rama gjatë një deklarate për mediat. Në këtë kontekst, Rama tha se "në kundërshtim dhe me rezolutën më të fundit të Parlamentit Europian, Kuvendi sot shfaqi krizën e vet funksionale duke dhunuar rëndë të drejtën e opozitës për të diskutuar nen për nen ligjin më të rëndësishëm të shtetit, ligjin e buxhetit". Sipas tij, seanca e sotme nxori më në pah krizën e kryeministrit që nuk i ka as numrat për të kaluar ndryshimet në ligjin e SHISH. Kuvendi i Shqipërisë u përfshi sot nga debati pas replikave që deputetët e opozitës shkëmbyen me kryeministrin Sali Berisha gjatë diskutimit nen për nen të p/lgjit "Për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2010"./n.m/
KOMENTE