Shkupi Përkujton Tërmetin Katastrofik Të Vitit 1963
- Histori e shkurtër e qytetit të shkatërruar shpesh nga tërmetet, por i ringritur sërish -
SHKUP, 26 korrik /ATSH-MIA/ - Shkupi përkujton sot 47-vjetorin e tërmetit katastrofik ku humbën jetën 1 070 persona dhe u plagosën 3 000 të tjerë.
Tërmeti katastrofik ndodhi më 26 korrik të vitit 1963 në orën lokale 05:17 minuta, ndërsa dridhje më të vogla kishte deri në orën 05:43.
Tërmeti i Shkupit u ndje në një hapësirë prej rreth 50 000 kilometrash katrorë.
Nga tërmeti u shkatërruan 15 800 ndërtesa dhe u dëmtuan 28 000 të tjera.
Mbi 200 000 persona mbetën pa shtëpi.
Nga tragjedia e Shkupit u trondit dhe u angazhua e gjithë bota. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar bëri apel te të gjitha organizatat për ushqime për fëmijët e Shkupit.
Organizatat humanitare në shumë vende u përfshinë në mbledhjen e ndihmave për Shkupin.
Kështu, Shkupi u bë qytet i solidaritetit ndërkombëtar.
Kombet e Bashkuara menjëherë pas katastrofës ndërmorën aktivitete që në mënyrë të planifikuar dhe agfatgjatë ta ndihmonin qytetin e shkatërruar.
Në kohën kur ekipe profesioniste nga OKB-ja arritën në Shkup, në selinë e organizatës ndërkombëtare u tha se Shkupi do të ishte përmendore e solidaritetit njerëzor.
Në historinë e tij të gjatë, qyteti është rrëzuar dhe ngritur disa herë.
Në hapësirën mes fshatrave Zlokuçan dhe Bardovcë ka ekzistuar qyteti i Skupit (emri i tij i vjetër - shën. përkth.), metropol i provincës Dardania.
Kjo qytet romak në vitin 518 ka qenë plotësisht i shkatërruar nga tërmeti.
Atëherë, në provincën Dardania janë shkatërruar 24 bedena të qytetit.
Forca e këtij tërmeti ka qenë 10-11 ballë Rihter. Tërmeti katastrofal plotësisht e shkatërroi Skupin.
Gjatë kohës së dridhjes janë shkaktuar shumë të çara në tokë.
Nga kodrat përreth janë shkëputur masa të mëdha me shkëmbinj.
Shkupi më pas është ndërtuar në vendin ku ndodhet sot.
Edhe qyteti i ri nuk është kursyer nga paraqitjet sizmike.
Tërmeti tjetër katastrofik ndodhi në vitin 1555.
Intensiteti i tij ka qenë 10 ballë Rihter dhe e shkatërroi për herë të dytë qytetin.
Shkatërrimi i fundit i Shkupit ndodhi para 47 viteve, më 26 korrik të vitit 1963./
a.jor.