English

Sociale - Gjermani - Jo Më Love Parade

DUISBURG, 26 korrik /ATSH-MIA/ - Organizatori i manifestimit "Parada e Dashurisë" (Love Parade) njoftoi se festivali i sivjetëm i muzikës tekno ishte i fundit dhe se ai nuk do të organizohej më kurrë, pas incidentit të pardjeshëm kur në panik e sipër në një tunel humbën jetën 19 persona dhe u plagosën 340 të tjerë. "Parada e Dashurisë mori fund'', deklaroi në një konferencë shtypi Reiner Schaler. Policia po zhvillon hetime për të sqaruar se pse qindra mijëra persona duhej të kalonin nëpër tunel. Sipas medias gjermane, në këtë festival kishte 1,4 milionë persona./ a.jor.
KOMENTE