Spanjë - Policia Sekuestron 1,2 Tonë Kokainë Në Një Barkë
MADRID, 26 korrik /ATSH-AFP/ - Policia spanjolle sekuestroi 1,2 tonë kokainë në bordin e një barke me vela 18 metra të gjatë që lundronte me flamur brazilian dhe të cilën e vuri nën kontroll, njoftoi ajo sot një komunikatë.
Sekuestrimi i kësaj barke që vinte nga Amerika Latine dhe ishte drejtuar për në brigjet e Galicisë në veriperëndim të Spanjës, u realizua në mes të korrikut nga grupe policore të specializuara dhe nga doganat spanjolle, në jugperëndim të Azoreve.
Sipas komunikatës së policisë, në këtë operacion u arrestuan tre pronarët e barkës, dy britanikë dhe një holandez.
Spanja është një nga portat kryesore për futjen në Evropë të kokainës që vjen nga Amerika Latine dhe të hashashit