Sport: Transferte - Ofensiva E Fundit E Barcelones Per Fabregas Kete Jave
TIRANE, 26 Korrik/ATSH-AFP/. - FC Barcelona do te kete ofensiven e fundit kete jave ndaj Arsenalit lidhur me te ardhmen e Cesc Fabregas, per ta marre mesfushorin spanjoll ne radhet e veta, shkruante te henen shtypi sportiv spanjoll.
Barça mund te ofroje deri ne 45 milion euro per Fabregas, te cilin Arsenali nuk kerkon qe ta leshoje, por mund te nderroje mendje per shumen e 60 milion, sipas gazetes Mundo Deportivo.
Kjo gazete, ashtu si dhe ajo Sport, shkruajne se Fabregas, 23 vjeç, do te jete kete jave ne Londer per te takuar te merkuren ose te enjten trajnerin e Arsenalit, francezin Arsène Wenger, i cili mund te konfirmoje largimin e tij per tek Barcelona.
Cesc Fabregas e ka nisur tek Barça karrieren e tij ne akademine e te rinjve, para se te shkonte tek Arsenali ne moshen 16 vjeç ne 2003. /a.ke/