Duisburg, 26 korrik, NOA –Tragjedia e rëndë e ndodhur në manifestimin “Parada e Dashurisë” në Gjermani, i ka shtyrë hetuesit në këtë vend që të ndërmarrin vendimin për të ndaluar zhvillimin e këtij evenimenti në të ardhmen.
Kjo pasi “aktiviteti më i madh i muzikës elektronike është kthyer në një tragjedi, e cila u mori jetën 19 të rinjve dhe plagosi mëse 350 të tjerë, të cilët ishin duke kaluar në tunelin e qytetit Duisburg.
Organizatori Rainer Shaller, ka komentuar se ka mbetur i shokuar dhe jashtë mase i dëshpëruar nga gjithçka ka ndodhur.
"Në shenjë respekti ndaj viktimave dhe familjeve të tyre dhe miqve, ne nuk do ta vazhdojmë më këtë aktivitet”, tha ai, më pas, duke paralajmëruar në këtë mënyrë edhe fundin e plotë të evenimentit “Love Parade”, i cili u kthye në një tragjedi njerëzore të vërtetë.
Ndërkaq, hetimet e para të prokurorisë citojnë sindikatat të thonë se hapësira e vënë në dispozicion për të festuar ka qenë shumë e vogël për pjesëmarrësit, të cilët kanë qenë mbi 1 milionë.
Ndërsa, pjesëmarrësit e manifestimit i kanë kritikuar organizatorët për faktin se i kanë detyruar të kalojnë përmes një tuneli të ngushtë, sipas tyre, për të dalë më pas në fushën ku do zhvillohej aktiviteti muzikor.
Sipas organizatorëve, këtë vit ishin gati gjysmë milioni pjesëmarrës në Paradën Dashuria, temë e të cilës ishte përveç festimit të muzikës techno, edhe kërkesa për të drejta të barabarta për homoseksualët.
n.e/NOA