English

Vetëhelmohet një vajzë 14-vjeçare nga Durrësi, mister shkaqet

Tiranë, 26 Korrik 2010 NOA – Një vajzë 14 vjeçare është helmuar dhe në gjendje të rëndë ka përfunduar nën mjekim spitalor pasi u zbulua nga familjarët.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme dhe në minutat e para të ditës së sotme, 14-vjeçarja Xh.M. është dërguar e helmuar ne Spitalin Ushtarak Tiranë.

E mitura, banuese ne rrethin e Durrësit, pas mjekimit të marrë ne spital u largua sot për në banesën e saj pa probleme për jetën.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore rezulton se e dëmtuara, në kushtet e tronditjes psikike ka përdorur një sasi medikamentesh.

Policia tha se po vazhdon puna për saktësimin e rrethanave të ngjarjes kurse materialet iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.

a.r/NOA

KOMENTE