English

Vlorë: Arrestohet Kryetari I Zyrës Së Përmbarimit, Akuzohet Për Korupsion Pasiv

VLORË, 26 korrik /ATSH-H.Koçi/ - Policia e arrestoi të hënën kryetarin e Zyrës së Përmbarimit të Vlorës, Ernest Shimka, i cili dyshohet për "korrupsion pasiv të funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë". Sipas policisë, Shimka u kap në flagrancë, pasi kishte marrë në formë rryshfeti nga një shtetas, 1 milion lekë me qëllim vendosjen shpejtimin e ekzekutimit të një vendimi gjyqësor, për dëmshpërblimin e këtij qytetari nga një kompani siguruese. Shimka vëzhgohej prej disa ditësh nga policia në bashkëpunim me prokurorinë, bëri të ditur policia. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale, tha policia./ch/
KOMENTE