English

Zbulohen katër relike greko-romake në ishujt Eolie

Itali, 26 Korrik 2010 NOA – Katër relikte të epokës greko- romake janë zbuluar përgjatë ishujve Eolie, midis Capo milazzese dhe ishullit të Basiluzzos, në ujërat e Panarea-s.

Misioni i kërkimit u organizua nga mbikëqyrja detare e krahinës siciliane, e udhëhequr nga Sebastiano Tusa, i cili është edhe drejtori i Departamentit të Burimeve Kulturore dhe Turistike në Universitetin Evropian për Turizëm - EUFT, së bashku me Fondacionin e SHBA-së Aurora Trust të drejtuar nga Ian Koblick dhe Craig Mullen.

“Gjetja e relikteve – deklaron këshilltari rajonal i Sicilisë për Trashëgiminë kulturore dhe Identitetin Sicilian, Gaetano Armao – tregon se fushatat e kërkimit në detin e Sicilisë, falë ndihmës së teknologjisë, mund të arrijnë rezultate domethënëse.

Sipas tij, nga bashkëpunimi publiko-privat kalon kufiri i ri në mbrojtjen dhe vlerësimin e trashëgimisë kulturore.

r.n/NOA

KOMENTE