Afganistani: Perëndimorët Duhet Të Rishikojnë Politikën E Tyre Kundrejt Pakistanit
KABUL, 27 korrik /ATSH-AFP/ - Qeveria afgane i kërkoi Perëndimit të rishikojë politikën e tij kundrejt Pakistanit dhe të ndërpresë akordimin e miliarda dollarëve një vendi që bën pjesë në listën e terrorizmit, pas publikimit të arkivave sekrete të Pentagonit.
"Është e vështirë për popullin afgan të shikojë një vend që përfiton 11 miliardë dollarë ndihmë për rindërtim dhe për forcat e saj të sigurisë ndërkohë që rezulton në listën terroristëve që sulmojnë në Afganistan'', deklaroi Rangeen Dadfar Spanta, këshilltar i presidentit Hamid Karzai për sigurinë, përsa i përket Pakistanit dhe ndihmës civile dhe ushtarake që ai merr.
Spanta u kërkoi gjithashtu forcave ndërkombëtare dhe amerikane të negociojnë drejtpërsëdrejti me rebelët në zonat fisnore pakistaneze./
/ec/ a.jor.