Axhenda Ndërkombëtare 27 Korrik 2010
-------------------------------------------------------------------
NGJARJE KRYESORE
-------------------------------
NJU-ORLINS - BP njofton se amerikani Robert Dudley do të zëvendësojë në tetor drejtorin aktual të përgjithshëm të kompanisë së naftës Tony Hayward ndërkohë që përpjekjet për ndalimin e rrjedhjes së naftës në Gjirin e Meksikës vazhdojnë, inxhinierët po përpiqen për mbylljen deri në fund të muajit të pusit shkaktar të katastrofës.
TË TJERA
--------------
SEUL - Ndjekje e manovrave të përbashkëta SHBA-Seul që synojnë ta bindin Korenë e Veriut të mos bëjë provokime të tjera katër muaj pas bombardimit të një anijeje koreanojugore lufte për të cilën u fajësua Pheniani.
BAGDAD - Parlamenti mblidhet përsëri ndërkohë që Iraku mbetet pa qeveri më tepër se katër muaj pas zgjedhjeve.
DUISBURG - Ndjekje e hetimit për tragjedinë e të shtunës në Duisburg, gjatë të cilës humbën jetën të shkelur me këmbë 20 persona gjatë "Paradës së dashurisë", festë e muzikës tekno ku morën pjesë më tepër se një milion persona. Bashkia e Duisburgut dhe zyrtarët që organizuan ngjarjen, të akuzuar nga shtypi për neglizhencë të rëndë në fushën e sigurisë, janë gjithmonë e më tepër në qendër të kritikave.
ANKARA - Kryeministri britanik David Cameron takohet me homologun turk Recep Tayyip Erdogan për bisedime me temë kryesore kandidaturën e Turqisë në BE.
BRUKSEL - Fillojnë në orën 10:00 bisedime me Islandën për një anëtarësim të vendit në BE.
UASHINGTON - Senati mblidhet për emërimin e gjeneralit James Mattis, në krye të CENTCOM, komanda e ngarkuar me mbikëqyrjen e luftës në Afganistan dhe Irak (19:00 GMT).
/I.Pu.