English

Balla: Kryeministri Berisha Të Mos Heshtë Për Pasurinë E Priftit

TIRANË, 27 Korrik/ATSH/.- Partia Socialiste kërkoi sot përgjigje nga kryeministri Sali Berisha lidhur me akuzat e opozitës për pasurimin me 1.8 milionë euro të ministrit të Ekonomisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti. Në një deklaratë përe mediat deputeti i PS-së, Taulant Balla duke iu drejtuar kryeministrit Berisha tha se ai duhet të japë llogari nëse është ortak me Priftin duke qenë se po hesht për pasurimin e tij. Gjithashtu, sot deputetja e PS-së Rudina Seseri reagoi ndaj miratimit dje në Kuvend të ndryshimeve në ligjin e buxhetit të viti 2010, duke theksuar se "këto ndryshime nuk e zbusin krizën, por e thellojnë atë, pasi nuk shoqërohen me politika që lehtësojnë biznesin dhe as favorizojnë prodhimin". Ky buxhet, sipas saj, do të ngadalësojë më tej ekonominë dhe do të varfërojë shqiptarët./a.s/f.n/
KOMENTE