Milano, 27 korrik, NOA - Me sa duket Balotelli ka arritur një akord me skuadrën e Manchester City dhe në orët e ardhshme, me shumë mundësi ditën e mërkurë do të jetë nën dispozicion të teknikut italian Roberto Mançini.
SuperMario do të fitojë rreth 3 milionë e 800 mijë euro në sezon dhe kjo për pesë vitet në vazhdim, ndërsa përsa i përket Interit, skuadra zikaltër do të përfitojë një shifër prej 35 milionë eurosh përfshirë këtu dhe bonuset.Për të bërë të mundur zyrtarizmin e lojtarit mungojnë vetëm disa detaje të fundit. Kështu Balotelli, i cili më parë se të nisej për në SHBA, ku skuadra e ti e ardhshme po organizon një turn në këtë vend, është përshëndetur më me miqtë e tij të skuadrës, në një lokal në Milano, ku është organizuar një festë lamtumire pikërisht për të.
r.b/NO