Londër, 27 korrik 2010, NOA- Ministria e Brendshme Britanike ka nisur një konkurs,i cili ka si qëllim për të përfshirë ekspertë të rinj të aftë për të ndaluar sulmet informatike. Sipas raporteve të BBC, studentët dhe apasionuarit e teknologjisë kompjuterike, do të konkurrojnë për një seri bursash studimi dhe vendesh në disa nga institucionet më të mira në vend.
Objektivi i Cyber Security Challenge, emri i konkursit, është që të rrisë numrin e ekspertëve në shërbim të qeverisë.
r.b/NOA