Britani - Katër Persona Gjenden Të Vrarë Në Shtëpi, Ndër To Dy Vajza Të Vogla
ROMË, 27 korrik /ATSH-ANSA/ - Një familje me katër persona, ndër të cilët dy vajza përkatësisht dy një dhe dy vjeç, është gjetur e vrarë dje në një shtëpi në qytezën angleze të Fordingbridge, në Hampshire. Vajzat dhe nëna janë vrarë me thikë, ndërsa babai është gjetur i varur te shkallët, shkruan BBC në faqen e saj të internetit, duke cituar bluzat e bardha.
Alarmi është dhënë nga gjyshja e vajzave të vogla, e cila si çdo të hënë kishte shkuar për t'i vizituar.
Në mbrëmje katër trupat u dërguan në spitalin e kontesë së Vinçesterit, ku do të kryhet edhe ekspertiza mjekoligjore. Ndërsa në shtëpi do të vazhdojnë hetimet.
Familja ishte mjaft e njohur dhe e dashur në lagjen e saj, dhe të gjithë e përshkruajnë si "të mrekullueshme", dhe asnjëherë nuk ishte folur për probleme ose asnjë lloj shqetësimi financiar.
Policia nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë për shkaqet e mundshme të vrasjes së shumfishtë.
/e.v/