Brukseli Përshëndet Mbështetjen E Londrës Për Anëtarësimin E Turqisë Në Be
BRUKSEL, 27 korrik /ATSH-AFP/ - Komisioni Evropian përshëndeti vullnetin e kryeministrit britanik, David Cameron për promovimin e hyrjes së Turqisë në Bashkimin Evropian duke rikonfirmuar se vendi kishte një perspektivë për hyrjen në bllokun e 27 vendeve.
''Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule dhe kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton ishin në Turqi më 13 korrik dhe konfirmuan perspektivën për hyrjen e Turqisë në BE'', theksoi sot një zëdhënës i Komisionit.
"Përsa i përket kësaj çështjeje, ne nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të përshëndesim vullnetin e kryeministrit britanik, Cameron që çoi përpara këtë procedure'', shtoi ai./
/ec/ a.jor.