English

Ekon-Shoqëritë Kursim-Kredi, Ofruesit Ekskluzive Të Shërbimeve Financiare Në Zonën Rurale

TIRANE, 27 Korrik /ATSH-E.Xhajanka/- Unioni Shoqërive Kursim Kredi (SHKK) është një nga aktorët kryesore të sektorit të mikrofinancës dhe ofruesi ekskluziv i shërbimeve financiare në zonën rurale të vendit. Burime nga ky institucion, bëjnë të ditur se, në fund te gjashtemujorit te pare të 2010, Grupi Union - SHKK rezulton me një total asetesh prej 5,6 miliarde lekë dhe teprice kredie në shumën 4 miliarde lekë. Nderkohë që vetem 6 muajt e parë të 2010, janë disbursuar mbi 3,600 kredi me një shumë totale mbi 1,3 miliardë lekë. Përvec mikrokredisë, shoqëritë kursim kredi ofrojnë dhe produktin e depozitave të kursimit për anëtarët e tyre te cilat më 30.06.2010 arrijne ne shifren e 1,2 miliarde lekeve. Aktualisht, kapitali i Grupit Union-SHKK llogaritet ne vlerën e rreth 1,4 miliarde lekeve. Rrjeti i Shoqërive kursim kredi ka ne nje total prej 30,000 anëtarësh dhe mbi 19,000 klientesh aktive. Në menyrë të përmbledhur, të dhënat janë paraqitur si vijon: Tregues të konsoliduar të Grupit Union - SHKK30.06.2010 (në lekë)Rritja (në %) Total Asete5,643,766,8508.7% Portofol Kredie4,045,398,9943.4% Depozita1,213,765,5376.4% Kapital1,368,098,6213.7% Anëtarë29,7435.3% Ai është një institucion mikrofinanciar i bazuar fuqishëm në filozofinë e kooperativës financiare. Unioni përfaqëson bashkimin vullnetar të Shoqërive Kursim Kredi në zonën rurale, të krijuara dhe të organizuara me qëllim ofrimin e shërbimeve financiare për anëtaret e tyre. Aktualisht, Shoqëritë e Kursim Kreditit, anëtare të Unionit SHKK, ushtrojnë aktivitet financiar në 1,065 fshatra në 16 rrethe të vendit. Unioni SHKK i ka rrënjët e veta në modelin e kooperativave financiare që është një model i njohur dhe i zbatuar në Evropë nga i cili kanë origjinën e tyre Banka të mëdha si Raiffeisen, Credit Mutuel, Rabobank, Credit Cooperatif, etj. Si një institucion i rëndësishëm i mikrofinancës dhe si një zbatues i modelit të kooperativës financiare, Unioni SHKK ka treguar se di të përballojë me sukses efekte negative të shkaktuara nga kriza të tilla si në aspektin psikologjik ashtu edhe atë financiar. Kjo është bërë e mundur edhe nëpërmjet afërsisë dhe besimit te klientëve tek institucioni. Shoqëritë e Kursim Kreditit gjenden dhe funksionojnë në zemër të fshatit. Ekzistenca e skemave mbrojtëse dhe mekanizmave të kontrollit të ndërthurura, marrja e vendimeve sipas parimit "një anëtar një votë" dhe përgjegjësia sociale janë avantazhe që e bëjnë Unionin tepër të adaptueshëm dhe të mbrojtur kundrejt pasojave te tilla negative. Si një institucion që i ka rrënjët në filozofinë e kooperativës financiare, i qëndron besnik parimeve bazë të kësaj filozofie si përgjegjësia, solidariteti dhe afërsia. Në vazhdim të përmbushjes së misionit social, Unioni do të punojë për të lehtësuar aksesin e njerëzve të varfër dhe me të ardhura të ulta për shërbime financiare duke forcuar aftësitë institucionale, adoptuar shërbimet financiare sipas nevojave specifike dhe trajnuar stafin mbi një bazë të vazhdueshme. Për të rritur produktivitetin dhe forcuar performancat e tij financiare, Unioni do të fokusohet edhe në zhvillimin e teknologjive të reja si një kërkesë që shtron tregu financiar dhe anëtaret /klientët e tij. Në përballjen me sukses të këtyre sfidave dhe për të rritur pozicionin e vet në treg si ofruesi ekskluziv i shërbimeve financiare në zonën rurale, Unioni do t'i qëndrojë besnik modelit të vet të bankingut dhe të qeverisjes të bazuar në anëtarësinë e tij.
KOMENTE