Elbasan: Diplomohen 134 Studentë Të Fakultetit Ekonomik
ELBASAN, 27 Korrik/ATSH-Miranda Sadiku/ - Në Fakultetit Ekonomik në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" u diplomuan sot 134 studentë në një ceremoni festive, ndërsa 5 prej tyre u nderuan me çertifikata me motivacionin "për rezultate të shkëlqyera të arritura në përfundim të katër viteve akademike".
I pranishëm nënkryetari i Kuvendit, Ardjan Turku, pasi përshëndeti studentët e sapodiplomuar, u bëri thirrje që të vazhdojnë me kualifikimet profesionale, mastera e doktoratura me qëllim që në të ardhmen të përballojnë të gjitha sfidat që ofron tregu.
Rektori i universitetit "A. Xhuvani", Liman Varoshi siguroi të rinjtë se, Universiteti do të ketë hapësira për kualifikim e mëtejshëm profesional të tyre./a.m//n.m/