Prishtinë, 27 korrik, NOA – Kreu i ri i misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) është emëruar Bu de Marnjak.
Vendimi u mor me rekomandimin e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtëme dhe Sigurinë, Katerina Ashton.
Në këtë mënyrë, ai zë vendin e Iv de Kermabon, duke nisur detyrën në postin e ri që nga data 15 tetor 2010.
Ashton tha se shefi i ri i EULEX-it ka cilësitë e duhura drejtuese për të vënë në zbatim një operacion të madh të sundimit të ligjit në një mjedis kompleks.
Bu de Marnjak ka qenë komandant i forcave të NATO-s në Kosovë në periudhën 2007-2008.
n.e/NOA